
Aleksandar Vuçiç ka pranuar humbjen në zgjedhje parlamentare serbe këtë të dielë, duke deklaruar se fitorja i takon listës së bllokadës studentore, e cila sipas vlerësimeve paraprake, pritet të sigurojë shumicën e mandateve në parlament.
Edhe pse rezultatet përfundimtare ende nuk janë publikuar, Vuçiç tha se të dhënat e bazuara në një kampion të shtresëzuar tregojnë epërsinë e listës studentore.
“Është e qartë se ne i kemi humbur këto zgjedhje”, deklaroi ai, duke shtuar se lista studentore pritet të fitojë nga 135 deri në 140 mandate, ndërsa subjekti i tij politik rreth 105.
Vuçiç paralajmëroi gjithashtu se rezultatet mund të befasojnë opinionin publik, duke kritikuar raportimet dhe pretendimet e bëra gjatë procesit zgjedhor.
“Shumëkush do të habitet dhe do ta kuptoni se sa shumë kanë gënjyer disa dhe çfarë kanë shpikur”, u shpreh presidenti serb.
