Tirana drejt BE-së, Shkupi ka votat për votimin e propozimit francez

Këtë të premte situata në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut nuk është e qetë, edhe pas rifillimit të seancës për shqyrtimin e propozimit francez për negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Përkundër vonesave, qeveria pritet ta miratojë atë pasi ka mbështetjen e të paktën 70 deputetëve nga 120 që janë gjithsej.

Kjo mundëson hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE, jo vetëm për Shkupin por edhe për Shqipërinë. Ndërkohë, vijojnë sërish protestat jashtë godinës së kuvendit, edhe pse pjesëmarrja është tepër të vogël.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?