Rama, biznesit: Merrni punëtorë nga Iraku dhe India. Ata duan më pak lekë dhe nuk merren me thashetheme si shqiptarët

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se qeveria e tij ka ndryshuar ligjin që u lejon biznesve të marrin punëtorë të huaj në vend të atyre shqiptarë. Në takim me një biznesmen fasionerie në Shkodër, Edi Rama e këshilloi që të marrë punëtorë nga Bangladeshi.

Kryeministri deklaroi se punëtorët e huaj janë më të mirë se shqiptarët, pasi marrin më pak lekë dhe nuk merren me thashetheme.

“Ne kemi kaluar ligjin e ri për të huajt që është shumë i thjeshtë. Nuk ka më fare nga ato procedurat e tmerrshme. 7 ditë është procedura për të marrë punëtorë të huaj.  Me këtë pagë që ke ti këtu i ke të sigurt punëtorët e huajt nga Bangladeshi nga Afganistani, nga India. I ke pronto, nuk dinë as shqip dhe nuk merren me thashetheme. Sa të fillojnë me mësu shqip, fillo ndërroi se i futet krimbi, jo politika, jo demokracia jo më the të thashë”, tha Rama.

SHKARKO APP