Rama lëshon gojën dhe e pranon: Ne të qeverisë e dhj*sim ndonjëherë muhabetin (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në ceremoninë e nënshkrimit të kontratave për banesat e dëmtuara nga tërmeti në zonën e “Kombinatit”. Sipas Kodit Zgjedhor, akte të tilla janë shkelje e rregullave për fushatën dhe përdorim i parave të shtetit për qëllime elektorale.
Në fjalën e kreut të qeverisë ra në sy përdorimi i një gjuhe fyese dhe vulgare nda kundërshtarëve politike. “…Se dëgjoj shumë toça që thonë se “mos i bëri Edi Rama me lekët e veta, se mos i bëtë me lekët tuaja”. Po kur është shtruar çështja në historinë e njerëzimit, në historinë e shtetit se kush i bën me lekët e veta e kush i bën me lekët e popullit? Për për administrimin e lekëve të popullit, të taksave të popullit zgjidhen qeveritë, qëkur ka lindur shteti”, tha kryeministri.
Gjatë fjalës së tij të gjatë në “Kombinat” kryeministri përdori shprehje të tjera fyese që i referoheshin edhe mënyrës sesi ka qeverisur ai dhe PS. “Nuk jemi të rënë nga qielli që të mos bëjmë gabime e të mos kemi boshllëqe në punën tonë e ndonjëherë të mos e dhj*sim muhabetin, por në fund të ditës, ne jemi ata që kemi bërë, bëjmë e do bëjmë për këtë vend çka të tjerët, të gjithë bashkë, as nuk e kanë çuar nëpër mend që mund të bëhet”,- tha kryeministri.