Rilindja me qiri ne dorë kërkon deshë me këmborë

FEJTON nga Hyskë Borobojka
Dhiogjeni i Greqisë së lashtë me qiri në dorë donte të gjente Njerinë” emri i të cilit shkruhet me germë të madhe. Edhe “Rilindja e Re” (me avaze të vjetra) ka lëshuar “falangat e saj të kërkojnë e të gjejnë “deshe me këborë (njerës të zotë’ pë t’i bërë kryetarë të bashkive në pushtetin vendor, vetëm me një ndryshim të “vogël”), të kenë përvojë të pasur në fushën e korrupsionit, eksperiencë ne parcellat e kanabisit, mjeshtra në shpërndarjen e tregtimit të drogës, zanaçinj të prostitucionit, të dinë të maskohen e t’i fshehin këmbët si gjarpëri
Së pari zbuloi e gjeti një kryetar të “shquar” për bashkinë e madhe të Shkodrës. Kryetarit s’i durohej të zinte sa më parë kolltukun e drejtimit të saj. Me njëherë, sa mori miratimin e “Rilindjes” hyri brenda dhe u kapardis mirë e bukur. Por, pa filluar nga aktiviteti, “Rilindjes” i erdhën ca “habere” të liga, se kryetar mavria paska patur ca kusure e dallavere në shtetin fqinj të Italisë, se qënka marrë me drogë e për këto marifete qënka dënuar nga shteti Italian e se na paska provuar edhe prangat e qelitë e burgut.
-Pa mbajeni revanin e kalit, se ku ka zë nuk është pa gjë – i thanë “Rilindjes”.
-Gënjeshtra, shpifje, kundër meje!- kundërshtoj kryetari. – Fjalët që dalin s’janë të vërteta, janë “jallane” dalin nga inati. Se e dinë fare mirë që s’do t’i lë disa “myteberë” e firaunë të Qytetit Verior të livadhisin e ta bëjnë pasurinë e vendit rrush e kumbulla, ashtu si janë mësuar e kanë bërë deri tani.
Kështu tha dhe u betua e u përgjërua kryetari. Por ç’e do “haberet” për aktivitetin e tij vazhdonin të vinin nga shteti fqinj e s’po e linin kryetarin e “shquar” t’ua vinte kufrin te thana e këmbët në një këpucë zullumqarëve. “Haberet”ishin aq të forta sa kryetari, që porsa hyri nga porta e bashkusë për të pushtuar zyrën e kryetarit, u detyrua të dilte nga dritarja.
-Se cili berr varet nga këmbët e tij. Përgjegjësia është individuale, jo kolektive! – tha “Rilindja e Re”, duke e lënë në baltë kryetarin e gjetur me qiri.
Radha i erdhi bashkisë së Vorës. Edhe për këtë bashki të pushtetit vendor “Rilindja “me qiri në dorë” gjeti në shtetin fqinj të Jugut nje “burrë të zotin” e u tha banorëve të kësaj bashkie:
-Dilni, gëzoni o millet, se Vorën copa copa ky do ta bëjë si Evropa! – thanë ata që e kërekuan dhe e gjetën me qiri.
Dhë ç’është e vërteta, ky burrë gëzonte ca virtyte e cilësi të ralla. Bënte allishverishe me euro të fallsifikuara në Greqi. Kishte provuar prangat e qelitë, si trafikant. Dinte të ndryshonte, jo vetëm emrin por edhe besimin
-Gjepra! – thërrisre e bërtiste kryetari nga karrikja e kryetarit të bashkisë në Vorë.
Por edhe për këtë nuk po rreshteshin të vinin “habere” nga përvoja e tij e pasur si trafikant, aq sa e detyruan Komisioni Zgjedhor ta largonte nga puna. Komisioni e largoi kryetarin, ky i fundit, si përgjigje, pushoi dy nënkryetarët e bashkisë. Prokuroria lëshoi për të urdhër arrestimi. Por kryetari i pushuar dinte një më shumë, çau ferrën e iku në drejtim të paditur si shumë kriminelë e trafiknte. Le ta zënë lepurin t’i zbathin opingat e të bëjnë gjyqe në mungesë të “objektit kryetar i pushuar e i proceduar. Thonë se ish kryetarin e bashkisë së Vorës e kanë parë duke shëtitur në rrugët e kryeqytetit, por unë nuk ve dorën në zjarr. Policia ka dhënë “ferman” I arratisuri që nëntorin e vitit të kaluar të kapet, por, si duket, prêt të vijë nëntori i këtij viti që ta prangosë..
U zbulua e u gjet me qiri edhe një kryebashkiak për Vaun e Dejës. Por edhe për këtë filluan të vinë “haberë” se qënka përlyer me trafiqe e drogë.
Për bashkinë e Mallakastrës, “Rilindja” me qiri në dorë, gjeti një burrë me “vlerë”, që Mallakastrën rripa rripa, do ta bënte si Amerika. Por pa u ulur mirë në karriken e kryetarit, filluan t’i vinte “historia” (si historia e Ismail Qemalit, që thotë kënga popullore për Plakun e Vlorës). Por historia e tij dhe e “Rilindasve të mëdhej, është e artë, e mbushur më përpjekje e heroizma për lirinë e Shqipërisë, për mëvetësinë e pamvarësinë e saj. “Rilindasit e Mëdhej” shkrinë pasurinë e tyre për mëmëdhenë. Kurse këta të sotmit “Rilindja e vockël” është e mbushur me korupsion, trafiqe, drogë e grabitje. Këta ropën e vazhdojnë ta rjepin Shqipërinë për të shtuar pasurinë e tyre.
Për bashkinë e Burelit “Rilindja (gjithnjë me qiri në dorë) gjeti një kryetar me kobure në bres. Ka edhe kryetarë të tjerë me kobure, por ata i mbajnë me leje, ndërsa ky i Burelit bën përjashtim se e ka paleje.Në fund të fundit ç’rëndësi ka leja për kryetarin ligjitim. Rëndësi ka nami i saj. të përhapet nga Batër Martaneshi në Qafën e Buallit, nga hidroçentrali i Shkopetit, në “Rrugën e Dritës” e më tej akoma. Të thotë mileti, si koburja pa leje e kryetarit të bashkisë së Burelit.
Edhe për bashkinë e Bulqizës Rilindja” nuk e fiku qirinë dhe gjeti një kryetar me përvojë të madhe në fushën e drogës, që di jo vetëm ta vjelë, por edhe ta eksperimendojë ,për ta parë konkretisht efektin e saj “bamirës”.
‘Rilindja e Re” (me avaze të vjetra) vazhdon kërkimet me sukses për të gjetur kryetarë e kryetare në ato bashki të pushtetit vendor, që vazhdojnë të mungojnë. Për të patur sukses, një takëm thonë që t’i shtohet e t’i rritet flaka qiririt. Të tjerë mendojnë që të shtohet numri i qirinjëve dhe i hundëve për të nuhatur. Kush ka të drejtë?!…

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?