Home Aktualitet Shemben ndërt...

Shemben ndërtimet pa leje, Unioni Turistik: Imazh i keq për turizmin shqiptar

7
0

U paralajmërua para disa ditësh nga kryeministri Edi Rama, dhe ditën e djeshme nga Ksamili dhe Velipoja nisi prishja e ndërtimeve pa leje përgjatë bregdetit.

Kreu i Unionit Turistik Shqiptar, Rrahman Kasa, thotë se aksioni i ndërmarrë në këtë periudhë kohore dëmton imazhin turistik të Shqipërisë dhe se prishja e ndërtesave në mes të sezonit do të ketë impakt negativ për turizmin.

”Tashmë nuk mund të fillojmë një aksion të tillë, sepse është një impakt, jashtëzakonisht negativ. Nuk jam kundër ndërtimeve pa leje, nuk jam kundër sistemimit të vijës së bregdetit, sepse është ajo çka ne kemi kërkuar ndër vite. Por ajo që ne kërkojmë është, që ky aksion të spostohet së fund të tetorit, domethënë në fund të sezonit veror turistik”.

Po ashtu Kasa thotë se aksioni i prishjes i referohet kryesisht, ndërtesave të vogla ambulante dhe se në Shqipëri nuk ka hotel, që mos ketë të paktën një kat pa leje.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit