FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Abortoi 15 vjet më parë foshnjën e saj, mjekët i gjejnë në bark fetusin

Edhe pse nuk e kishte pasur të lehtë një grua nga India kishte marrë një vendim të vështirë 15 vite më parë për fatin e foshnjës së saj në bark.

Një grua nga Nagpur, në Maharashtra të Indisë  u detyrua që të ndërpriste shtatzëninë për shkak se familja e saj ishte kategorikisht kundër ardhjes në jetë të kësaj foshnje.

Sot 52 vjeçe, gruaja identiteti i të cilës është mbajtur i fshehur me dëshirën e saj, ka shokuar mjekët me zbulimin e tyre tronditës në barkun e saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo është paraqitur në spital me dhimbje të forta barku, ndërsa gjatë kontrollit mjekët i kanë gjetur fetusin e kalcifikuar prej 15 vitesh.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në rrëfimin e saj 52 vjeçarja tregon se mjeku që e trajtoi në atë kohë i kishte thënë se shtatzënia u ndërpre me sukses.

Por në vitet e fundit ajo kishte të vjella të shpeshta. Pas kësaj, shkoi tek një specialist që zbuloi gjetjen e rrallë dhe iu desh që t’i nënshtrohej një operacioni 2 orësh për të hequr beben e kalcifikuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?