FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Afron gripi në Shqipëri, tre lloje shfaqen në Europë; ekspertët japin këshilla

 

Temperaturat e larta kanë ndikuar në mbajtjen larg të sëmundjeve virale siç është gripi, gjatë ditëve të fundit. Sipas buletinit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, qarkullimi i gripit në Europë, aktualisht është në nivele të ulëta.

Nga raportimet e deritanishëm janë vetëm 55 raste të prekura nga viruse gripale në të gjithë Europën. Në vendin tonë ende nuk ka asnjë rast të dyshuar apo të konfirmuar me grip.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ekspertët e Shëndetësisë Botërore thonë se edhe këtë sezon gripal, pritet që në qarkullim të jenë tre tipe virusesh, A H1N1, A H3N2  dhe B. Këto viruse kanë disa vite që janë në qarkullim në Europë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në janar përgjithësisht virusi gripal arrin kulmin e tij, të përhapjes në popullatë.

Më të prekurit nga sëmundjet virale janë të moshuarit, fëmijët, personat që vuajnë nga sëmundje kronike dhe ata me imunitet të dobët.

Specialistët e shëndetësisë, rekomandojnë injektimin e vaksinës për këto kategori.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?