Beqaj e pranon: Në Shqipëri ka raste të falsifikimit të ilaçeve

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka pranuar se në Shqipëri ka raste të falsifikimit të produkteve mjekësore. Gjatë raportimit në Komisionin e Jashtëm në lidhje me anëtarësimin e Shqipërisë në konventën e Këshillit të Evropës për falsifikimin e produkteve mjekësore dhe krimeve të ngjashme që paraqesin kërcënim për shëndetin publik, kreu i Shëndetësisë deklaroi se problemet më të mëdha të konstatuara në vend, lidhen me falsifikimin e ambalazheve.

 

Ndërkohë që bëri me dije se po punohet me Ministrinë e Brendshme për të zbardhur të gjitha rastet.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kur përkufizojmë barin, ai lidhet dhe me ambalazhimin e tij. Nuk është e thënë që patjetër duhet të jetë lënda kimike e falsifikuar por kur përkufizohet i falsifikuar edhe ndryshimi që mund t’i bëhen për qëllime jo të rrezikshme për jetën por për arsye tregtimi edhe ndryshimi i ambalazhimit është pjesë e falsifikimit të barit. Kemi raste herë pas here të identifikuara në bashkëpunim me strukturat e krimit ekonomik. Në rastet kur është ndërruar kutia e ambalazhit janë bërë dhe një shtypshkronjë këtu”, tha ministri.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?