FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Çaji i zi, një aleat për të humbur peshë

Çaji i zi, ashtu si ai jeshili, ndihmon të bini në peshë por ka dhe përfitime të tjera për shëndetin. Meritë e faktit që modifikon bakteret e zorrëve, duke rritur metabolizmin. Kështu thuhet në një studim të universitetit të Los Angeles, publikuar në European Journal of Nutrition.

Sipas studimit, si çaji i zi dhe ai jeshil promovojnë praninë e baktereve të lidhura me masën e dobët trupore, duke zvogëluar ato të lidhura me obezitetin dhe modifikojnë metabolizmin por në dy mënyra të ndryshme, sipas “indeksionline”. Në çajin jeshil është polifenoli, substanca të njohura për veprimin pozitiv në shëndet dhe përthithjen.

Ndërsa në çajin e zi polifenolet janë shumë të mëdha për tu përthitur prandaj ka një mekanizëm që stimulon rritjen e baktereve të zorrëve dhe formimin e zinxhirëve të shkurtër yndyror, të lidhura me metabolizmin e energjisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, si gjithmonë, nëse përfshini në dietë çajin duhet të jetë në kontroll të plotë mjekësor. Sepse disa filxhan çaji na bëjnë mirë, por sasia e madhe na bën keq.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?