Dietë vegane për t’u dobësuar, nga e hëna deri të dielën

Dhe pse mund të jetë e vështirë të shkëputesh nga pjatat tradicionale, kombinimi i ushqimeve të propozuara ka pak kalori dhe e pasur me veti që të ndihmojnë të ruash linjat. Dieta vegane kryesisht përbëhet nga bishtajoret dhe drithërat, frutat e thata dhe farat, fruta dhe perime, alga detare dhe drithëra integrale. Më poshtë keni një shembull që mund ta ndiqni të dietës vegane

E hënë

Mëngjes: Sallatë frutash
Mesvakt: Një grusht fruta të thata
Drekë: falafel dhe humus me perime.
Pasdite: një gotë me qumësht vegjetal, kokosi, bajamesh apo soje, dhe një tost me domate dhe vaj.
Darkë: Picë pa djathtë dhe produkte të tjera shtazore

Swiss Digital Desktop Reklama

E martë

Swiss Digital Mobile Reklama

Mëngjes: Një gotë qumësht vegjetal, një tostë integrale me pure avokado dhe domate
Mesvakt: Miks i frutave të freskëta
Drekë: Sallatë me kuinoa, asparag dhe luleshtrydhe
Pasdite: Një gotë me qumësht vegjetal dhe një lugë më fara luledielli
Darkë: Brokoli në tigan me kungull dhe tofu

E mërkurë

Mëngjes: lëng portokalli shoqëruar me një dardhë dhe një kivi, një grusht fruta të thata dhe një tostë me salltë jeshile dhe vaj ulliri.
Mesvakt: Një gotë qumësht vegjetal dhe biskotë vegane.
Drekë: krem patatesh dhe preshi, qofte tërshëre dhe domate dhe trumzë.
Pasdite: Një mollë dhe një dorë me arra, 20 gram.
Darkë: Sallatë me qiqra, oriz integral dhe tofu, bukë integrale dhe kos soje.

E enjte

Mëngjes: Një dardhë dhe një pjeshkë, një gotë me qumësht vegjetal dhe një dorë me fruta të thata
Mesvakt: mollë dhe kivi dhe biskota integrale ose vegane.
Drekë: makarona me salcë domate dhe tofu, sallatë me bizele dhe perime
Pasdite: Dy mandarina
Darkë: Perime në tigan, dhe një gotë me qumësht vegjetal

E premte

Mëngjes: Një gotë qumësht vegjetal me biskota vegane prej tërshëre dhe kokosi.
Mesvakt: Sallatë frutash të thata
Drekë: Hamburger me fasule e kërpudha, dhe patate furre
Pasdite: Një gotë qumësht vegjetal me bukë integrale dhe pure avokado e domate
Darkë: Tofu me salcë hudhrash dhe sallatë radhiqesh me majonez vegan.

E shtunë

Mëngjes: Çaj me qumësht tërshëre dhe bukë integrale me marmalatë.
Mesvakt: Një gotë me qumësht vegjetal dhe biskota vegane
Drekë: brusketë me domate dhe speca të kuq të mbushur me oriz.
Pasdite: Dy fruta
Darkë: Omletë vegane me kërpudha.

E diel

Ditë pushimi. Përgatisni një menu të lirë, sigurisht me produkte jo me origjinë shtazore, kuptohet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?