FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Humbje kujtese? Lënda ushqyese që i mungon trurit

Truri ka nevojë për glukozë për energji, dhe dietat kufizuese mund të kenë pasoja negative në kujtesë dhe mësim. Kjo është një nga arsyet pse femrat që kanë dietë të ulët të karbohidrateve kanë performancë më të keqe në testet mendore dhe në testet e kujtesës.

Sipas Holly Taylor, Profesor i Psikologjisë në Universitetin Tufts, ushqimi që hamë ka një efekt të drejtpërdrejtë në sjelljen mendore shkruan revista psikologjia.

Dietat popullore që kanë pak karbohidrate ose aspak kanë potencialin më të madh për një efekt negativ në kujtesën dhe mendjen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një ekip shkencëtarësh zgjodhi 19 gra të moshës 22-55 vjeç dhe i lejoi ato që të zgjidhnin midis dietës së varfër në kalori e asaj të varfër në karbohidrate. Nëntë prej tyre zgjodhën dietën me pak karbohidrate dhe 10 të tjera të ulëta në kalori.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas rezultateve, gratë që konsumonin pak karbohidrate treguan një ulje graduale të performancës në punën që kërkonte kujtesë krahasuar me gratë që merrnin pak kalor. /living.al

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?