Katër shenja që tregojnë se nivelet tuaja të vitaminës D janë të ulëta
Vitamina D është shumë ë rëndësishme për trupin tonë. Kjo vitaminë ndihmon në rregullimin e sasisë së kalciumit dhe fosfatit, lëndë ushqyese të nevojshme për të mbajtur kockat, dhëmbët dhe muskujt të shëndetshëm.
Si të dallojmë nëse nivelet tona të vitaminës D janë të ulëta?
NHS thotë se mungesa e vitaminës D vjen kryesisht nga mosekspozimi kundrejt diellit. Kjo mund të ndodhë se kaloni shumë kohë brenda në shtëpi, punoni në turne të vona ose thjesht jetoni në një vend që nuk bie shumë diell. Jeni gjithashtu më të rrezikuar nëse keni lëkurë të errët. Sipas Lloyd’s Pharmac njerëzit me lëkurë më të errët (p.sh. ata me origjinë afrikane, afrikano-karaibe ose aziatike) duhet të kalojnë më shumë kohë në diell për të stimuluar një prodhim adekuat të vitaminës D. Ata që ndjekin një dietë vegane mund të jenë gjithashtu të prirur ndaj mungesës, pasi shumë ushqime që janë të pasura me vitaminë D, si peshku me vaj dhe të verdhat e vezëve, nuk janë të përshtatshme për veganët.
Simptomat e mungesës së vitaminës D përfshijnë:
1.Të sëmuresh rregullisht
2.Nivelet e mira të vitaminës D mund të ndihmojnë në ruajtjen e sistemit imunitar
3.Një tjetër simptomë e zakonshme e niveleve të ulëta të vitaminës D është ndjenja shumë e lodhur, deri në rraskapitje
4.Dhimbje kockash dhe shpine
5.Dhimbje muskulore
6.Si mund të rrisim nivelet e vitaminës D?
Ekspozimi ndaj dritës së diellit : Drita e diellit është burimi ynë kryesor i vitaminës D, veçanërisht gjatë muajve të pranverës dhe verës. Trupi stimulohet të prodhojë vitaminë D, kur rrezet e diellit bien në kontakt me lëkurën tonë.
Të hani më shumë peshk me vaj : Vitamina D mund të gjendet në një sërë peshqish me vaj, duke përfshirë salmon, skumbri, ton, harengë dhe sardele.
Ngrënia e të verdhës së vezës : Të verdhat e vezëve janë një tjetër burim i mirë i vitaminës D.