Konsumi i peshkut gjatë shtatzënisë ndihmon trurin e fëmijës

Peshku është një pjesë e rëndësishme e një dietë të shëndetshme për shkak të nivelit të lartë të yndyrave të shëndetshme si omega-3 (acide yndyrore) që ato përmbajnë. Këto yndyrna sjellin  përfitime antioksidante dhe dobi shëndetësore të zemrës.
Studimi i ri nga Universiteti Tohoku-t në Japoni, tregon se nëse hahet peshk gjatë shtatzënisë mund të rrisë madhësinë e trurit të foshnjës.
Acidet yndyrore Omega-3 janë tepër të rëndësishme si pjesë e një dietë të shëndetshme, sepse ata nuk mund të krijohen nga vetë trupi.
Omega-3 janë të domosdoshme për energjinë, ruajtjen, transportin e oksigjenit, funksionimin e qelizave, dhe rregullimin e inflamacionit.
Këto acide yndyrore janë gjetur në peshqit e deteve. Për shkak se dieta në SHBA ka nivele shumë të ulëta të konsumit të peshkut, omega-3, nuk janë konsumuar pothuajse mjaftueshëm nga amerikanët.
Hulumtimi paraprak ka treguar rëndësinë e konsumomit të omega-3 gjatë shtatzënisë. Ajo ndihmon për të përcaktuar gjatësinë e shtatzënisë dhe mund të ndihmojë në parandalimin e depresionit para dhe pas lindjes. Studimet kanë treguar se Omega-3 luan rol në rritjen e trurit në fetus nëpërmjet vitit të parë të jetës. Studimi tregon se nëse hahet peshk gjatë shtatzënisë mund të rrisë madhësinë e trurit të foshnjës.

Sidorela Lepri

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?