Manastirliu: Rritje page dhe praktika të dyfishta përmes autonomisë spitalore

Ministrja Ogerta Manastirliu, gjatë një takimi të zhvilluar sot me mjekët specialistë që janë në përfundim të ciklit afatgjatë të specializimeve në Mjekësi, tha se Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale po ndërton politika të qëndrueshme për ta bëtë sa më atraktiv punësimin e mjekëve dhe mbajtjen e mjekëve në Shqipëri.

“Ne do të vijojmë të punojmë jo veç për përmirësimin e kushteve të punës, por paralelisht për rritjen e pagave ku sërish buxheti 2023 do të vijë me një rritje pagash 7% për personelin mjekësor dhe infermieror në të gjithë vendin, duke filluar nga muaji korrik. Do të kemi gjithashtu edhe programin e bonusit dhe programin e patronazhit, që nëpërmjet incentivave financiare të kemi mbulim sa më të mirë me mjekë specialistë në të gjithë vendin.

Nga ana tjetër, edhe në kuadër të sfidës së madhe të mobilitetit të mjekëve, ne do të vijojmë që të ndërtojmë politika të qendrueshme, politika që kanë të bëjnë jo vetëm me mbajtjen e mjekëve në Shqipëri, por edhe me programe të cilat mundësojnë që mjekë të cilët janë në vende të tjera dhe kanë vajtur të specializohen apo duan që të kthehen, të gjejnë në Shqipëri një mjedis atraktiv punësimi”,-tha Manastirliu.

Përfundojnë këtë vit specializimin afatgjatë në Mjekësi rreth 190 mjekë specalistë, nga të cilët rreth 70 kanë kontratë me MSHMS për t’u punësuar në spitalet ku ka nevoja për mjekë specialistë. Që prej vitit 2014, çdo vit janë hapur specializimet në Mjekësi dhe janë mbi 2 mijë kuota të cilat kanë filluar dhe janë në proces specializimi. Më shumë se 400 mjekë specialistë janë punësuar në spitale universitare, rajonale apo bashkiake duke i ofruar qytetarëve shërbime afër vendbanimit.

SHKARKO APP