FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Më në fund vaksinë kundër AIDS?

Një vaksinë e re kundër HIV-it do të testohet në Afrikën Jugore më vonë këtë vit, pasi i ka përmbushur kriteret e nevojshme për të dëshmuar se mund të ndihmojë në luftimin e kësaj epidemie në Afrikë.

Në vitin 2015, ishin raportuar 2.1 milionë infektime të reja, prej të cilave dy të tretat kishin ndodhur në Afrikë. Një testim i vogël, i njohur si HVTN100, ishte kryer në Afrikën Jugore në vitin 2015 për ta testuar sigurinë dhe fuqinë e imunitetit të cilën mund ta dhuronte ajo vaksinë, transmeton Telegrafi.

Vaksina kishte qenë e para ndonjëherë që kishte shfaqur shenja për mbrojtje nga HIV-i, ku përqindja kundër virusit kishte shënuar 31%. Kjo kishte mjaftuar për t’i emocionuar ekspertët e kësaj fushe pas shumë viteve mossuksesi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Vaksina është përmirësuar dhe është e gatshme për përdorim në vendet më të rrezikuara si Afrika.

Testimi i kësaj vaksine do të ndodh në masa të mëdha, ku do t’ju injektohet 5,400 njerëzve përgjatë katër qyteteve në Afrikën Jugore në nëntor të këtij viti dhe kjo do të vazhdojë për tri vite radhazi. Gjithashtu, një dozë e pestë e vaksinës do t’u jepet me shpresën se mbrojtja do të zgjasë më shumë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?