Robotët e vegjël që do të trajtojnë kancerin

Robotë të vegjël së shpejti do të bëjnë trajtime në pjesë të vështira të trupit për të shpëtuar jetën e njeriut.

Shkencëtarët kanë zhvilluar makineri të vogla të quajtura biohybrid, pak a shumë sa madhësia e një qelize të kuqe të gjakut. Gjatë testeve fillestare, robotët bënë guidën magnetikisht në stomakun e minjve, ku ata vranë tumoret kanceroze duke duke lënë qelizat e shëndetshme të padëmtuara.

Studiuesit shpresojnë se e njëjta teknikë mund të përdoret tek njerëzit për të shpërndarë ilaçin në zona të largëta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Robotët u prodhuan nga një ekip ndërkombëtar hulumtuesish të udhëhequr nga Universiteti Kinez i Hong Kongut, duke mbuluar algat e vogla me grimca magnetike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ato mund të gjurmohen në inde afër sipërfaqes së lëkurës duke imazhuar luminescencën natyrale të algave dhe në indet e thella të vështira për t’u arritur me rezonancë magnetike (MRI).

Doktor Qi Zhou, një nga autorët e studimit, tha se robotët e vegjël që veprojnë në distancë mund të përdoreshin në një sërë mënyrash, duke përfshirë diagnostifikimin e sëmundjeve dhe dhënien e terapive për pjesë të trupit që janë të vështira për t’u trajtuar.

Dr. Zhou shtoi se robotët gjithashtu mund të ndiejnë ndryshimet kimike të lidhura me fillimin e sëmundjes brenda pjesëve të trupit.
Ekipi zhvilloi mikro-robotët duke veshur algat mikroskopike të quajtura Spirulina platensis me grimca magnetike jo të dëmshme, biokompatibile.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?