FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shkencëtarët zgjojnë 35-vjeçarin pas 15 vitesh në koma

Një burrë nga Franca ka arritur të rifitojë disa aspekte të ndërgjegjies, pasi kishte 15 vite në koma. 35-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, bëri aksident me makinë dhe ra në koma. Por një grup studiuesish nga Qendra Kombëtare Franceze për Kërkime Shkencore në Bron të udhëhequr nga Angela Sirigu kanë përdorur një teknikë të re për të stimuluar trurin nëpërmjet një nervi në qafë. Me anë të një pajisje të vendosur në gjoks, studiuesit kanë stimuluar nervin vagus dhe personi i rënë në koma ka nisur të lëvizë kokën, të hapë dhe të mbyllë sytë kur dikush i afrohet para fytyrës. Nervi vagus shkon nga truri në disa zona të ndryshme të trupit dhe rregullon sistemin nervor Parasimpatik, i cili kontrollon rrahjet e zemrës dhe funksionimin e mushkërive.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?