Simptomat që paralajmërojnë atakun e zemrës!


Simptomat ndaj të cilave secili nga ne duhet të bëjë kujdes janë dhimbje në kraharor, vështirësi në frymëmarrje, rrahje të shpeshta të zemrës dhe humbja e ndjenjave, janë simptomat e një arresti kardiak.  Ato mund të shfaqen me orë, ditë dhe javë përpara se personi të pësojë një të tillë, por injorohen nga pjesa më e madhe e njerëzve. Ky është konkluzioni në të cilën kanë dalë një grup shkencëtarësh të Institutit të Zemrës, në Los Angelo. Pjesë e këtij studimi ishin rreth 1100 njerëz, midis moshës 35 dhe 65 – vjeç, që kishin kaluar një atak kardiak dhe i kishin mbijetuar. Gjithashtu u realizuan intervistat me miq apo familjarë të këtyre personave. Nga përgjigjet e marra rezultoi se, ata kishin pasur dhembje kraharori dhe vështirësi në frymëmarrje, një muaj përpara arrestit kardiak. Një pjesë e pacientëve, i kishin këto shenja edhe një ditë para se të kalonin infarktin, shkruan albeu.
Nga studimi u vu re se, meshkujt ndjejnë kryesisht dhimbje kraharori, ndërsa femrat kanë vështirësi në frymëmarrje. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?