Sindroma Down dhe fibroza cistike, janë anomalitë më të përhapura te shqiptarët

Anomalitë më të shpeshta genetike në popullsinë shqiptare, janë sindroma Down dhe fibroza cistike. Mesatarisht 1 në 60 lindje, nga nënat mbi 30 vjeç, është me sindromën Down, por mjekët po vënë re edhe rritje të fëmijëve me fibrozën cistike. Gati 7% e popullsisë shqiptare është mbartëse e kësaj sëmundjeje të rëndë që kryesisht prek mushkërinë.

Vitet e fundit në protokollet e analizave të shtatzënisë po aplikohet edhe testi gjenetik i cili zbulon anomalitë e trashëguara të fetusit. Në rast se analiza ngre dyshime për defekte gjenetike, nëna i nënshtrohet testeve të tjera më të detajuara.

Kur flitet për autizmin, edhe më i përhapur se Sindroma Down, gjenetistët tregojnë se ende nuk ka një analizë që mund të zbulojë spektrin që në fetus.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?