FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Thinja në moshë të re? Çfarë fshihet pas tyre

Thinjat shihen pothuajse gjithmonë si shenja të moshës. Por jo gjithmonë, flokët e bardhë flasin për plakje. Flokët thinjen kur folikulat e tyre prodhojnë më pak melaninë, pigmenti që i jep ngjyrën flokut.

Zakonisht thinjat e para nisin të shfaqen pas të 30-ave, por disa femra/meshkuj mund të shohin flokët e parë të bardhë edhe në të 20-at. Mosha e shfaqjes së thinjave të para është e lidhur fort me dy faktorë kryesorë: raca (njerëzit që i përkasin racës kaukaziane thinjen më shpejt se aziatikët dhe afrikano-amerikanët) dhe gjenetika (nëse prindërit tuaj janë thinjur herët, edhe ju do të keni të njëjtin fat).

Por nëse shikoni flokët e parë të bardhë relativisht herët, arsyet mund të jenë edhe të tjera. Faktorët që ndikojnë në shfaqjen e tyre të parakohshme mund të jenë duhanpirja ose edhe ndotja ambientale (rrezet ultravioletë apo ndotja e ajrit).

Swiss Digital Desktop Reklama

Në raste të rralla, thinjat e parakohshme mund të jenë shenjë e një sëmundjeje si vitiligo (një sindromë e lëkurës që shkakton humbjen e pigmentimit), një lloj i anemisë (kur trupi ka vështirësi në përthithjen e vitaminës B12), apo probleme që kanë të bëjnë me gjëndrat e pështymës ose me tiroidet.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?