Zbuloni simptomat e kancerit të gjirit
Për shumë njerëz, shenja e parë e kancerit të gjirit është shfaqja e një kokrre (gunge) në gji. Mirëpo, simptomat e kancerit të gjirit janë të ndryshme – nga kokrra deri tek simptomat më pak të dukshme, siç janë ndryshimet në lëkurë. Nëse zbuloni ndonjë nga këto simptoma, nuk do të thotë automatikisht që keni kancer të gjirit, por është absolutisht thelbësore të vizitoni një mjek sa më shpejt të jetë e mundur.
Kanceri i gjirit duhet të identifikohet dhe trajtohet sa më shpejt që të jetë e mundur. Për pacientët me kancer të hershëm të gjirit kjo mund të ofrojë mundësinë më të mirë të shërimit ndërsa pacientëve, sëmundja e të cilëve është përhapur në organe të tjera do t’ ju mundësojë trajtimin e personalizuar, i cili do të sigurojë rezultatin më të mirë të mundshëm të mjekimit. Njihuni me simptomat e kancerit të gjirit dhe veproni menjëherë.
Ndryshimet në teksturën e lëkurës në ose rreth gjirit:
rrudhosja e lëkurës
formimi i gropëzave në lëkurë
Ndryshimet në thithkë të tilla si tërheqja e thithkës ose ndryshim i formës së saj
Venat e dukshme në gji
Ënjtje në sqetull
Kontrolloni rregullisht gjinjtë tuaj. Njihuni me simptomat e kancerit të gjirit. Kontaktoni menjëherë mjekun tuaj nëse vëreni ndonjë gjë të pazakontë. Diagnoza dhe trajtimi i kancerit të gjirit para se të përhapet ju jep mundësinë më të mirë të shërimit.