1 vit pas ndarjes nga jeta, publikohet kënga e re e Aviciit

Familja e DJ të njohur suedez, Avicii ka publikuar këngën e parë, nga albumi i ri që po zbulohet pas vdekjes së tij. Një vit pasi ai ndërroi jetë, është publikuar kënga “SOS” në bashkëpunim me Aloe Blacc. Videoja e këngës përmban mesazhe përkujtimore të fansave të tij.

“Bota është një vend më i mirë falë muzikës së tij. E dashuroja muzikën e tij, ende e dashuroj dhe do e dashuroj si herën e parë që e dëgjova” – lexojnë disa prej shkrimeve.

Aloe Blacc ka treguar gjithashtu se një pjesë e tekstit të këngës ishte dhe për përballjet që Avicii ka kaluar në jetë shkruan Cnn.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ndihem sikur ‘SOS’ është një këngë që ishte përpara kohe, kur ai e shkroi. Ai e shkroi këtë tekst dukshëm për disa nga betejat e tij dhe mendoj se është një temë shumë e rëndësishëm për t’u kuptuar e për t’u shpërndarë, sidomos me publikun e tij që Avicii di si t’i depërtojë në veshë dhe zemër. Për t’i dhënë njerëzve fjalët që të jenë të aftë të thonë “Kam nevojë për ndihmë”,- ka treguar ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Avicii ndërroi jetën në 20 prill të 2018-ës, për shkak se kreu vetëvrasje. Familja e tij ka treguar se DJ ishte pranë përfundimit të një albumi të ri. Ata kanë vendosur ta publikojnë albumin “TIM” më 6 qershor dhe të ardhurat të shkojnë për një fondacion me emrine tij, që synon parandalimin e problemeve mendore apo vetëvrasjes.

Avicii - SOS (Fan Memories Video) ft. Aloe Blacc

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?