10 vite nga skandali, zbulohet ç’ndodhi mes Taylor Swift, Kanye West dhe Beyonce-s

Kanë kaluar 10 vite që nga dita kur Kanye West i vodhi momentin Taylor Swift-it gjatë ndarjes së çmimeve në MTV-në e 2009-ës. Krejt papritur, reperi u shfaq në skenë duke ndërprerë performancën e saj. Në të gjithë këtë histori u përfshi dhe Pink. James Montgamery, njëri prej moderatorëve të radios, që komentoi bashkë me audiencën çdo gjë që ndodhi në MTV-në e atij viti, tregon:

“Turma u kthye nga Kanye dhe nuk vetëm fishkëllenin dhe bërtisnin. Gjatë kohë së reklamave, ai u ul sërish në vendin e tij. Në këto momente, Pink u ngrit, iu afrua dhe e kritikoi ballë për ballë për gjestin e pavend. S’mund të dëgjoja ç’po thoshin, por Pink ishte shumë e nervozuar”-tregoi ai. Nëse nuk ju kujtohet, këngëtarja, reagoi gjithashtu përmes një statusi në Twitter, ku dënonte veprimin e bërë nga reperi. “Kanye është budallai më i madh në Tokë!”,-shkroi Pink dhe kjo deklaratë bëri jo pak bujë asokohe.

Nga ana tjetër edhe Beyonce, e ulur në publik bashkë me personazhet e tjerë, nuk mundi të mos reagonte ndaj situatës që u krijua. Sot, pas 1 dekade ne dimë shumë më shumë. Ish-presidenti i “Viacom Van Toffler”, (media digitale), tregon: “E pashë prapa skene. Jam e sigurtë që ishte Beyonce me të atin. E dëgjoja teksa i thoshte atij se nuk kishte asnjë ide nga kjo që po ndodhte dhe se i dhimbsej shumë Taylor. Nga ana tjetër, Taylor performoi atë natë, por producentëve ju desh shumë punë për ta bindur ta bënte. Situata ndryshoi kur Beyonce e mbështeti të përfundonte fjalimin e saj dhe ja, sot e kësaj dite ky moment kujtohet ende. /Burimi: Anabel/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama
Taylor Swift Is Grateful To Beyoncé 2009 MTV Video Music Awards

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?