12 shenjat e horoskopit, 5 shkurt 2023

Dashi

Në dashuri e gjeni veten në një ngërç, pasditen e ditës së diel, hëna fillon të ju ndihmoj, duke ju dhënë shumë energji të reja.

Demi

Rikthehet një moment qetësie në dashuri dhe nëse jeni beqar mund të lindë diçka e bukur. Për ju që punoni të dielën është një kohë e shkëlqyer për të gjithë ata që duan të përfshihen.

Binjakët

Ka ardhur koha të flisni qartë sidomos nëse keni të bëni me dikë të shenjës së Peshqve apo Shigjetarit. Për ju që punoni të dielën ka disa probleme të vogla ekonomike.

Gaforrja

Në dashuri ka diçka të çuditshme, diçka që nuk ju bind aspak. Për ju që punoni të dielen keni një dëshirë të madhe për të nisur diçka të re por kujdes nga ngacmimet e planetit Mars.

Luani

Këtë të diel e keni hënën në krah, kështu që është një kohë e shkëlqyer për të shfaqur ndjenjat. Për ju që punoni të dielen është një moment paksa i veçantë sepse po kërkoni një stabilitet që e keni të vështirë ta arrini.

Virgjëresha

Bëni kujdes sepse hëna është përballë dhe ka shumë tensione në dashuri. Prisni lajme. Mund të merrni gjëra të shkëlqyera, si mundësia për të takuar njerëz të rinj.

Peshorja

Në dashuri do të ishte më mirë të tregoni një dozë të mirë durimi, veçanërisht nëse keni të bëni me Gaforren dhe Dashin. Për ju që punoni të dielen nëse ka diçka që nuk shkon, atëherë ndryshoni kurs.

Akrepi

Dita është e shkëlqyer për dashurinë dhe duhet ta kaloni me personin që doni. Për ju që punoni të dielen gjithçka po shkon mirë edhe nëse në mars do të filloni të keni disa dyshime.

Shigjetari

Kushtojini vëmendje kësaj hëne të kundërt, e cila ju ka inat në dashuri, por do të përmirësohet nga pasditja. Jeni kthyer në punë plot energji.

Bricjapi

Në dashuri kjo ditë është mjaft e përmbajtur por vetëm në orët e pasdites. Për ju që punoni të dielen vjen një farë lodhjeje. Jeni të mërzitur dhe të lodhur nga rutina e zakonshme, dëshironi risi dhe ndryshim. Filloni të shikoni përreth nëse nuk jeni të kënaqur.

Ujori

Ka ardhur koha për të vepruar në dashuri, veçanërisht nëse ju pëlqen dikush, por nuk keni pasur kurrë guximin t’i tregoni. Për ju që punoni të dielen jeni ende në proces ndryshimi por, pa dyshim, keni bërë zgjedhjen e duhur.

Peshqit

Në dashuri duhet të përpiqeni të mos keni frikë nga gjërat e reja. Gjithçka do të shkoj mirë. Mund të jetë një ditë e mirë për të biseduar me partnerin për ndinjë plan afatgjatë.

SHKARKO APP