12 shenjat e horoskopit, ja çfarë ju pret këtë javë

Dashi

Të besosh gjithmonë vjen gjithnjë me rrezik, i dashur Dash. Por kundërshtimi i Afërditës me Uranin do të të inkurajojë të marrësh guximin për të konfirmuar besimin në marrëdhëniet e tua. Hëna e plotë e së enjtes shënon një riparim të ri në raportet e tua dhe imazhin që ke për veten. Afërdita hyn në Shigjetar në po të njëjtën ditë, duke të të çuar në aventura dhe përvoja edukative, të mbushura me gëzim dhe emocion.

Demi

Asgjë nuk është e sigurt në një marrëdhënie, Dem. Kundërshtia e Afërditës me Uranin të hënën do të të ndihmojë të përballesh me pasigurinë në lidhjet e tua. Hëna e plotë e së enjtes, dëshiron të të ndihmojë të çlirohesh nga e shkuara, situata dhe njerëzit që nuk të shërbejnë më. Afërdita hyn në Shigjetar në po të njëjtën ditë, duke të të thelluar marrëdhëniet që ke me të tjerët. Bëhu gati të nisesh në një aventurë të re drejt intimitetit dhe pasionit.

Binjakët

Gjerat e vogla mund të bëhen të mëdha. Kundërshtia e Afërditës me Uranin të hënën të frymëzon të shohësh se si momentet e vogla e mbajnë magjinë gjallë në marrëdhënie. Hëna e plotë e së enjtes në zonën tënde të miqësisë, mbyll një kapitull në rrethin tënd social për të filluar një të ri. Afërdita hyn në Shigjetar gjithashtu të enjten, duke sjellë një kimi të re të tipit “të kundërtat tërhiqen”, dhe duke përmirësuar marrëdhëniet e tua romantike në një mënyrë të re.

Gaforrja

Të qëndrosh vetëm apo të qëndrosh me të tjerët, Gaforre? Kjo është dilema jote në kundërshtinë e Afërditës me Uranin, e cila ndodh të hënën. Kjo do të balancojë konfliktet që ke me miqtë. Hëna e plotë e së enjtes në zonën tënde të karrierës, e udhëhequr nga Dashi, dëshiron të të ofrojë rezultatet më të mira për karrierën tënde. Në të njëjtën ditë, Afërdita hyn në Shigjetar dhe kjo të frymëzon të cilësosh mendjen tënde si mjetin më të nevojshëm në një marrëdhënie.

Luani

Kundërshtia e Afërditës me Uranin të hënën ndihmon në zhvillimin e vetëbesimit dhe në sfidimin e vetes për të qenë versioni më i mirë i vetes. Hëna e plotë e së enjtes në zonën tënde të mençurisë, e udhëhequr nga Dashi, të frymëzon të aplikosh një mësim të rëndësishëm që ke mësuar në një situatë e cila të ka sfiduar. Afërdita hyn në Shigjetar të enjten dhe tërheq drejt teje marrëdhënie që të ndihmojnë të kesh më shumë siguri dhe vetëbesim.

Virgjëresha

Peshoji gjërat që kanë rëndësi për ty, Virgjëresha. Kundërshtia e Afërditës me Uranin të hënën ndihmon në krijimin e një imazhi të qartë të tablove të mëdha dhe të vogla, të cilat do të të ndihmojnë në të ardhmen tënde. Hëna e plotë e së enjtes, e cila bie në zonën tënde të intimitetit, do që të të tregojë se sa e rëndësishme është që të kesh një botë të mbushur me pasion. Afërdita në Shigjetar të sjell po ashtu siguri emocionale në marrëdhëniet e tua.

Peshorja

Gëzuar ditëlindjen, Peshore! Kundërshtia e Afërditës me Uranin të hënën balancon të vërtetën! Ndonjëherë, dhimbja, gëzimi, dashuria dhe zemërthyerja janë të pashmangshme. Përjetoji ndjesitë e tua. Hëna e plotë e së enjtes përqendrohet në sektorin tënd të romancës, duke sjellë ndryshime të mëdha në lidhjet e tua romantike. Afërdita hyn në Shigjetar për të fuqizuar pasionin dhe komunikimin në romancën tënde.

Akrepi

Të kundërtat tërhiqen, Akrep! Afërdita dhe Urani të frymëzojnë të shohësh dallimet si diçka tërheqëse, nga e cila mund të mësosh. Hëna e plotë e së enjtes, e cila përkon me zonën tënde të mirëqenies, vendos qëllime të vogla, të cilat mund t’i arrish përmes një strategjie më të qartë. Afërdita hyn në zonën tënde të të ardhurave, e udhëhequr nga Shigjetari të, duke të të ofruar mundësi më të mira.

Shigjetari

Sa më thjeshtë, aq më mirë! E kundërta e Afërditës me Uranin tregon se jeta është e ndërlikuar, por e vërteta është e thjeshtë, prandaj provo të përqafosh një qasje më të lehtë ndaj stresit dhe shqetësimeve të tua. Hëna e plotë të sugjeron të hapësh zemrën dhe të shprehësh ndjesitë ndaj dikujt që është i rëndësishëm në jetën tënde.

Bricjapi

Mik/e, partner/e, apo të dyja, Bricjap? Kundërshtia e Afërditës me Uranin të hënën të ndihmon në përzierjen e sukseseve në miqësi dhe në marrëdhënie romantike. Kjo të sjell mundësi të reja, siguri dhe një ndjesi përkatësie te njerëzit dhe vendet ku do të shkosh. Afërdita hyn në Shigjetar, duke të ofruar një qasje të re, interesante për jetën tënde.

SHKARKO APP