14 vite martesë, Jul Deda i bën bashkëshortes kërkesën epike

Aktori i njohur i humorit, Julian Deda dhe bashkëshortja e tij, Armanda, janë të martuar prej 14 vitesh dhe kanë dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë.

Juli është tepër i përkushtuar pas familjes së tij dhe këtë e tregon shpesh në rrjete sociale.]

Të shumta janë pozat e tij me familjarët dhe dedikimet speciale për ta, me të cilat merr vëmendjen e të gjithëve.

Pak më parë, aktori ka publikuar një tjetër foto me bashkëshorten, ku i bën kërkesën epike meqenëse kanë mbushur plot 14 vite martesë.

“Zemër, tani që kemi 14 vite martesë dhe jam rritur, a mund të dal me shokët, të rri deri vonë? Të dua shumë.”- shkruan Juli në postim, duke i shkrirë të gjithë së qeshuri.

SHKARKO APP