2 arsye pse njerëzit u zhgënjyen nga ”Grammy 2019”
Albumi “Everything Is Love” i Beyonce-s dhe Jay-Z pothuajse u përjashtua nga kategoritë më të rëndësishme të çmimeve ”Grammy 2019”. “Sweetener” i Ariana Grande-s gjithashtu u nominua në vetëm dy çmime. Taylor Swift dhe albumi i saj “Reputation” u nominua në vetëm një çmim “Best Pop Vocal Album”. Sikur të mos mjaftonte kjo, Taylor nuk mori pjesë në edicionin e këtij viti të çmimeve më prestigjoze në muzikë. Taylor Swift dhe Beyonce, ku kjo e fundit është nominuar 63 herë dhe ka fituar 22 çmime, janë padyshim dy ndër emrat më të rëndësishëm të Grammy, prania e të cilave ka ngjallur gjithnjë interes. Nga ana tjetër, Ariana Grande është padyshim ylli i momentit, me miliona fansa nëpër botë, të cilët sigurisht nuk kanë ndonjë arsye të fortë të ndjekin Grammy 2019.
Sherri Ariana Grande-Ken Ehrlich
Ariana Grande nuk mori pjesë në ceremoni. Ajo akuzoi producentin Ken Ehrlich se gënjeu mbi ngjarjen në fjalë. Ehrlich tha për Associated Press se ata biseduan që Grande të performonte në dielën por në fund “e ndjeu se ishte tepër vonë për të që të organizonin diçka të bukur së bashku”. Sipas Variety, Ariana u ndje e fyer duke qenë së producentët refuzuan ta lejonin që të këndonte “7 Rings”. Në fund u arrit një kompromis, mirëpo producentët sërish dëshironin që këngën e dytë të këngëtares ta zgjidhnin ata. Kupa u mbush, Ariana Grande deklaroi se s’do të merrte pjesë fare!
Mospjesëmarrja e saj është një tjetër goditje e fortë për ”Grammy”, që prej kohësh ka përforur imazhin e saj si një formë për të reklamuar sa më shumë ceremoninë. Ju kujtojmë që dy këngëtaret me origjinë shqiptare, Dua Lipa dhe Bebe Rexha, u nominuan në kategorinë “Best New Arstist” (Artisti i Ri më i Mirë), së bashku me Chloe x Halle, Luke Combs, Greta Van Fleet, H.E.R, Margo Price dhe Jorja Smith. Çmimi “Best New Artist” i referohet çdokujt që me projekte të ndryshme ka ndikuar jashtëzakonisht në peizazhin muzikor.
KOHA JONË SONDAZH

