200 artistët nga “Rolling Stone”: Aretha Frenklin, artistja më e mirë e të gjitha kohërave

Revista amerikane “Rolling Stone”, ka publikuar listën e 200 këngëtarëve më të mirë në botë. Këngëtarja amerikane e muzikës soul Aretha Franklin, e cila ndërroi jetë në vitin 2018, kryeson listën aktuale të këngëtarëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

Autorët shkruajnë se kjo është lista e këngëtarëve më të mëdhenj dhe jo lista e zërave më të mëdhenj. Kjo listë ngjalli polemika në rrjetet sociale. Ishte befasuese që pesë herë fituesja e çmimeve Grammy, Celine Dion, nuk ishte në top 200.

“Me gjithë respektin e duhur, duke mos përfshirë Celine Dion, padyshim teknikja më e madhe e vokalit e të gjitha kohërave, kjo listë është e barabartë me tradhtinë”, shkroi në Twitter producenti i muzikës Jamie Lambert. Gazeta britanike ”Daily Mail” shkruajti se nuk ka surpriza të mëdha në dhjetëshen e listës së Rolling Stone, përveç faktit që Dion nuk ishte e përfshirë.

SHKARKO APP