2018-ta vit me plot balada nga Elvana Gjata

Këngëtarja shqiptare, Elvana Gjata, pavarësisht sukseseve ndër vite, në vitin 2018 e kemi parë shumë aktive në veçanti me albumin e saj të publikuar atë vit.

Elvana Gjata, e ka dominuar skenën mediale për një kohë të gjatë atë vit meqë disa nga këngët e saj të publikuara arritën të marrin një dëgjueshmëri shumë të madhe.

“Gjerat kanë ndryshuar” është njëra nga këngët më të preferuara të lansuara nga këngëtarja në fjalë.

Elvana Gjata - Vec nje pike (3EP)

Me një shfaqje të jashtëzakonshme, kënga “Xheloz” është një këngë tjetër mjaftë e pëlqyer e cila ka marrë me mijëra klikime.

Elvana Gjata - Xheloz (3EP)

“Më fal” është një nga baladat më të dëgjuara që është realizuar ndër vite. Elvana Gjata e kishte lansuar edhe këtë hit në vitin 2018, duke lënë shenjë ta pashlyeshme në botën artistike në hapësirën shqiptare.

Elvana Gjata - Me Fal (3EP)

Pas një pauze Elvana Gjata është rikthyer sërish në skenën muzikore duke vazhduar me punën e saj artistike. Përndryshe, Elvana Gjata ka një aktivitet të ngjeshur edhe në Kosovë duke marrë pjesë në koncerte dhe aktivitete të ndryshme.

SHKARKO APP