2019 theu tabutë, 4 konkurse bukurie fitohen nga gratë me ngjyrë
2019 do të shënohet për thyrjen e barrierave të bukurisë dhe të paragjykimeve. Për herë të parë katër kompeticione i fituan gratë me ngjyrë. “Miss America”, “Miss USA”, “Miss Teen USA” dhe “Miss Universe” u fituan nga gratë me ngjyrë, shkruan DailyMail.
Të dielën mbrëma, Zozibini Tunzi nga Afrika e Jugur është kurorëzuar “Miss Universe 2019”, fitorja e saj shënoi hisorinë. Tunzi, 26-vjeçare, u bashkua me “Miss America”, Nia Franklin, “Miss USA”, Cheslie Kryst dhe “Miss Teen USA”, Kaliegh Garris, në katërshen e historisë.
Ato kanë nmarrë lëvdata nga një numër i madh njerëzish, përfshirë edhe ish-zonjën e parë, Michelle Obama. Pasi fitoi kurorën e “Miss Universe”, Tunzi dha një deklaratë të fuqishme, ku ndër të tjera tha: “U rrita në një botë ku një grua që duket si unë, me llojin tim të lëkurës dhe flokët e mi, kurrë nuk u konsiderua e bukur”.
Ndërsa, në një postim në rrjete sociale, ajo tha se u hap një derë e re dhe se nuk mund të ishte më mirënjohëse se kaq. Përveç Michelle Obamës, edhe Oprah Winfrey e uroi atë përmes rrjetit “Twitter”.