21 vajza në ”luftë”, ja biznesmeni shqiptar që po rrëmben vëmendjen në Zvicër

Patrik Haziri do të jetë pjesë e një emisioni që starton së shpejti në Zvicër. Kavalieri i trëndafilave do të këtë “nderin” të jetë protagonist i emisionit ”Der Bachelor”. Haziri pritet të përjetojë eksperienca të ndryshme romantike me 21 vajza simpatike, një prej të cilave do t’i rrëmbejë zemrën. Neziri nga Bujanoci, vjen nga një familje e kamur me origjinë shqiptare që kanë një numër të madh biznesesh në Cyrih, Zvicër. Emisioni pritet të fillojë në mes të muajit tetor. Djali simpatik është përzgjedhur si fatlumi për të rrëmbyer zemrën e një prej 21 bukurosheve. Ky spektakël është i njohur gjerësisht në Europë dhe më gjerë, ku një mashkull bëhet kavalieri që do t’i dhurojë trëndafilin vetëm një prej 21 vajzave.

SHKARKO APP