FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Chrissy Teigen: Gjithçka në mua është false

Chrissy Teigen është ndër personalitetet e rralla që ka pranuar për ndërhyrjet e veta estetike. Modelja e famshme ka folur haptazi rreth korrigjimeve që ka bërë në fizikun e saj dhe i ka befasuar të gjithë me këtë gjë. “Gjithçka në mua është false, përveç mollëzave të mia. Me operacione kam rregulluar buzët, hundën dhe ballin”, ka thënë gruaja e John Legend. Po ashtu, ajo ka treguar se para dhjetë vitesh ka bërë edhe liposukcion (ndërhyrje për largimin e yndyrave) në sqetull. “Ka qenë gjëja më e çmendur që kam bërë, por njëherësh edhe ideja më e mirë që kam pasur. Pas asaj ndërhyrjeje kam pasur më shumë vetëbesim kur vishesha me fustane pa krahë dhe kostume banjoje”, ka rrëfyer Chrissy. Bukuroshja më tej ka thënë se është krenare dhe nuk pendohet për asnjërën prej ndërhyrjeve kirurgjike.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?