600 palë këpucë, shqiptarja tregon takimin me dizajnerin e VIP-ave

Egreis Gjergjani ishte e ftuar në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, për të folur për jetën e saj si sipërmarrëse në ShBA, si edhe pasionin për koleksionimin e këpucëve. E njohur si “mbretëresha e këpucëve”, blogerja shqiptare tregoi se tashmë ka arritur të koleksionojë rreth 600 palë këpucë, ku 185 prej tyre nuk ka patur mundësi t’i veshë asnjëherë.

Ajo cilësoi Louboutin-at si të preferuarat e saj, madje tregoi se ka patur fatin ta takojë dhe të bisedojë me dizajnerin e tyre, Christian Louboutin. “Herën e parë që e takova Christian Louboutin në dyqanin e tij vitin e kaluar, në Los Angeles, më ra gjaku deri në fund”, tha Egreis duke qeshur.

Më tej, ajo vijoi të tregonte pak nga biseda me të, ku i kishte prezantuar veten dhe pasionin për këpucët. “Ishte kënaqësi që e takova, sepse kemi të njëjtën ditëlindje, 7 janar të dy bashkë. Edhe ditëlindja është njësoj”, përfundoi ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?