“A do të bëhesh gruaja ime?” Bardhi ulet në gjunjë dhe i propozon Sarës për martesë

Sara Gjordeni dhe këngëtari Bardhi do të kurorëzojnë në martesë dashurinë e tyre, e cila nisi pak muaj më parë në shtëpinë e BBV.

Pasi zbuluan se do të bëheshin prindër për herë të parë, Bardhi është ulur në gjunjë dhe i ka propozuar për martesë modeles.

“Nuk kam dashur të jesh vetëm nëna e fëmijëve të mi, por edhe gjyshja e disa nipërve e mbesave, si edhe gruaja ime përjetësisht. Do të martohesh me mua?”, iu drejtua Bardhi dhe më pas iu ul në gjunjë, teksa ishin të ftuar në “Cherry On Top”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa Sara e emocionuar iu përgjigj: “Po, po! Po dridhem e gjitha. O zot do të më bjerë të fikët”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më pas Bardhi ngrihet në këmbë dhe shkëmben puthje në skenë me ish-Miss-in.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?