A është Luizi në prag të skualifikimit nga Big Brother Vip?
Vëllai i Madh i dha një mision Ermionës gjatë javës. Ajo duhet të bindte vajzat që të mos kishin fare komunikim me djemtë dhe nëse do arrinte ta bëntë një gjë të tillë, ajo do surprizohej nga vajza e saj.
Ajo u tha vajzave se nëse ato do rezistonin duke mos u kominikuar djemëve, do kishin një avantazh në lojë.
Ndonëse misioni nisi si një lojë në fillim dhe u shoqërua me batuta të shumta dhe të qeshura pafund, në fakt nuk përfundoi ashtu.
Djemtë e kuptuan që vajzat kishin si mision të mos flisnin fare me to. Ishte Luizi ai i cili bllokoi në lavamanin e tualetit Kiarën, duke mos i dhënë kësaj të fundit fare hapësirë për të lëvizur.
Kiara u shpreh se po i merrej fryma dhe kërkoi nga Luizi që ai ta linte të kalonte, por ai nuk e bëri një gjë të tillë. Për më tepër, edhe kur Kiara nisi të qante pasi kishte probleme me frymëmarrjen, ai vijoi ta mbante atë të bllokuar. Në fakt ishte lojë dhe Luizi nuk e kuptoi se ishte serioze situata. Ai mendoi se po vazhdonte loja.
Ndërkohë Olta po e shfrytëzon bukur këtë ftohje mes Luizit dhe Klarës.
Pikërisht ky ka qenë fokusi mbrëmjen e sotme në Prime.
Zarfi i zi i mbërritur sot në shtëpinë e Big Brother dhe që u lexua nga Arbana ishte një lloj paralajmërimi për Luizin, për thyerje rregullash.