“A je vërtet lesbike”, Dafina Zeqiri replika me komentuesit: Unë i mbështes

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri, kohët e fundit është në qendër të vëmendjes, pas këngëve të publikuara.

Zeqiri ka habitur të gjithë me pamjen e saj herë pas here, duke bërë që fansat të dyshojnë për preferencat e këngëtares.

Një prej ndjekësve të saj e ka pyetur në ajo është lesbike apo jo. Këngëtarja i është kthyer duke i thënë se kjo nuk ka aspak rëndësi preferenca seksuale.

Pas këtij komenti, këngëtarja ka marrë shumë mbështetje nga fansat apo miqtë e saj dhe sot, ka publikuar një foto në ‘Instastory’ ku i ka shtuar edhe disa gjëra të tjera deklaratës së saj.

“Unë i mbështes të drejtat e njerëzve. Disa nuk mund të dalin nga shtëpia prej bombave, disa nuk kanë ujë për të pirë dhe disa persona egoistë përpiqen të kontrollojnë jetën e të tjerëve, vetëm sepse nuk duan të jetojnë jetën e tyre?”, ka shkruar ajo.

SHKARKO APP