ABBA rikthehet me album të ri pas katër dekadash

Supergrupi suedez i popit, ABBA, bëri një rikthim të shumëpritur të premten me albumin e ri “Voyage”. Grupi u rikthye gati katër dekada pas ndarjes.

Agnetha Falstkog, Bjorn Ulvaeus, Benny Andersson dhe Anni-Frid Lyngstad – që bashkë formojnë akronimin ABBA – nuk kanë nxjerrë ndonjë këngë të re që nga ndarja e tyre në vitin 1982 – një vit pas albumit të tyre të fundit “The Visitors”.

“Voyage”, me 10 këngë të reja, u nxor në mesnatë, në zona të ndryshme kohore.

Swiss Digital Desktop Reklama

ABBA ka njoftuar në shtator se do të ribashkohet dhe se do të nxjerrë albumin e ri. I formuar në vitin 1972 në Stokholm, grupi është bërë i njohur globalisht pasi ka fituar festivalin evropian të këngës, Eurovision, në vitin 1974, me këngën “Waterloo”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?