Adelinës i ndalohet transmetimi i emisionit të saj në RTK, reagon teologu: Shkak një episod i shkuar i jetës sime

Adelina Ismaili njoftoi të premten se RTK-ja i ndaloi transmetimin e emisionit “Show i së premtes”, sipas vendimit që siç tha ajo ishte marrë nga ushtruesi i detyrës së kryeredaktorit të televizionit shtetëror. Lidhur me këtë ka reaguar teologu, Drilon Gashi, i cili ishte i ftuar në episodin e fundit të emisionit të Ismailit, dhe ky episod do të transmetohej (dje) të premten.

“Të dashur miq. Me shumë zhgënjim dua të ndaj me ju lajmin, se pavarësisht pritjeve dhe përgatitjeve të bëra, emisioni ku isha i ftuar në RTK, ‘Show i së Premtes’ me moderatoren Adelina Ismaili nuk u transmetua siç ishte paraparë”, shkroi Gashi në një postim në llogarinë e tij në Facebook.

Sipas teologut, ky vendim nga stafi editorial i RTK-s u mor për shkak të çështjes gjyqësore në të cilin kishte qenë i përfshirë ai shtatë vjet më parë.

“Emisioni, i cili synonte të adresonte çështje të ndjeshme dhe të rëndësishme për komunitetin tonë, duke përfshirë kombin, kulturën, fenë dhe shoqërinë moderne, u anulua nga stafi editorial i RTK-së për arsye që më prekin personalisht dhe që lidhen me një episod të shkuar të jetës sime”, deklaroi ai.

SHKARKO APP