Adriana Lima rigjen dashurinë, kapet mat me biznesmenin e njohur

Ish-modelja e Victoria Secret, Adriana Lima u fotografua e kapur për dore me biznesmenin turk Emir Uyar teksa eksploronin ishullin e famshëm Mykonos, në Greqi. Modelja 38-vjeçare kishte veshur një fustan të gjatë rozë të kombinuar me sandale të zeza dhe një çantë të vogël.

I dashuri i ri i Limës, Emirit Uyar ka në pronësi një numër të madh hotelesh dhe është anëtar i Turkey’s Permak Group. Ai është i njohur për miqësitë me persona të famshëm, dhe për organizimin e festave luksoze, të cilat frekuentohen nga Lindsay Lohan dhe Paris Hilton.

Kjo është lidhja e parë zyrtare e Adrianas, pas ndarjes nga i dashuri turk, shkrimtari Metin Hara në fillim të këtij viti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?