Adriani dhe Fatma janë sërish çift? Gazetarët i kanë parë bashkë në Shkup
8 vite më parë ata ishin çifti më i komentuar, edhe pse nuk e pranuan publikisht se ishin bashkë. Bëhet fjalë për këngëtarin Adrian Gaxha dhe prezantuesen Fatma Methasani. A janë ribashkuar dyshja sërish? “2016-ta është kthyer në 2024-tën. Burime të sigurta të Prive kanë bërë të ditur se ata janë parë shumë, por shumë të afërt në një nga hotelet e Shkupit së fundmi. Ata kanë gjetur gjuhën e përbashkët edhe në rrjetet sociale ku sërish kanë filluar ta ndjekin njëri-tjetrin”, thuhet në Prive.