Adrola Dushi do një ‘skuadër futbolli’ me fëmijë

Është një nga modelet më të bukura shqiptare dhe madje edhe me famë dhe karrierë jashtë vendit. po flasim për Adrola Dushin e cila në një intervistë ekskluzive së fundmi ka treguar edhe disa të fshehta ndër dëshirat e saj që nuk i kemi ditur .

Adrola u shpreh se dëshiron të ketë 10 fëmijë sepse i do shumë ata dhe tregoi që ka një marrëdhënie shumë të bukur me të birin Troi, shkruan XIng.

“E kam ëndërr që një ditë kur të jem e stabilizuar, se tani nuk jam sa duhet e stabilizuar me jetën time, të kem sa më shumë fëmijë, një skuadër futbolli, 10 fëmijë dua të kem dhe shpresoj t’i kem, dashtë Zoti”, u shpreh Adrola.

SHKARKO APP