Adrola Dushi flet për çastet më të errëta të jetës së saj dhe kush e ka ndihmuar t`ia dalë

Në një postim në Instagram, Adrola Dushi ka treguar për momentet e errëta të jetës së saj dhe kush ka qenë pranë saj. Nuk ka konkretizuar problematikat por ka lartësuar ata që e kanë ndihmuar Adrolën t’ia dalë.

Ajo nuk poston shumë foto nga jeta e saj familjare, mirëpo dedikimi i saj është shumë i rrallë dhe i veçantë, sidomos për të dy prindërit e modeles shqiptare.

Adrola tregon se në momentet e saj të errëta mjafton të kujtojë e bija e kujt është dhe ngre kokën lart:

“Në ditët më të errëta, kur ndjehem e papërshtatshme, e pavlerë dhe jo e dashur. E kujtoj e bija e kujt jam dhe e drejtoj kurorën time”, ka shkruar Adrola.

SHKARKO APP