Agravon debati mes Kiarës dhe Kristit: Turp të kesh, mëso të flasësh
Pasi diskutuan problematikat e shtruara nga populli dhe nga Vëllai i Madh, kryeministri dhe kabineti qeveritar , caktuan edhe ligjet përkatëse për secilën shkelje.
Pas mbledhjes së qeverisë me dyer të mbyllura, Kristi, Luizi, Elvisi dhe Qetsori dolën përpara popullit për të dhënë premtimet e tyre.
Kristi në rolin e Presidentit të Big Brother, Luizi në rolin e kryeministrit, Qetsori si Ministër i Brendshëm dhe Elvisi si Ministër i Jashtëm, u betuan të gjithë me dorën në Kushtetutë se do zbatonin me rigorozitet ligjin dhe se do ushtronin detyrën me përkushtim e profesionalizëm.
Pas kësaj, Kristi ka pasur një debat mjaft të fortë me Kiarën, e cila i është drejtuar duke i thënë ‘i pa edukatë’.
Pjesë nga debati:
Kiara: Je i pa edukatë. Të bëra një pyetje para dhe nuk ktheve përgjigje. Ça presidenti pretendon ti të bëhesh kur ti nuk thua as mirëmëngjes as natën e mirë
Kristi: Presidenti nuk ka nevojë të flasë me edukatë fare
Kiara: Ti duhet të jesh popullor, me popullin duhet të jesh shumë popullor që të kanë zgjedhur në këtë rol kaq të rëndësishëm
Kristi: Mua s’më ka zgjedhur populli, më zgjodhën banorët e Big Brother-it
Kiara: Po pra populli
Kristi: Po pse më zgjodhën kur jam i pa edukatë?
Kiara: Unë nuk të zgjodha, të zgjodhën ata që janë të korruptuar. Ti turp të kesh si president, shumë shpejt do të shkarkohesh.
Kristi: Zotëri, si i thuhet…
Kiara: Ti mëso të flasësh njëherë se nuk di të flasësh
Kristi: Zonjë ankohu me banorët që votuan, jo me mua
Kiara: Ik mo president koti, ti nuk dëgjon nga veshët njëherë
Kristi: Konsultohu me banorët që dhanë votën dhe shko e ankohu te Avokati i Popullit
Kiara: Patjetër që do ta bëj, as mos e vë në dyshim se nuk të shoh në atë karrige, nuk e meriton atë vend
Kristi: Avokati i Popullit…
Kiara: Se as vendosesh ligje nuk di, as të dëgjosh nuk di
Kristi: Ankohu te populli që më votuan
Kiara: Normale
Kristi: Shkoni te Avokati i Popullit