Aksident tragjik, humb jetën këngëtarja amerikane

Këngëtarja amerikane e muzikës country Kylie Rae Harris ka vdekur në një aksident automobilistik të mërkurën në mbrëmje në New Mexico.

Lajmin e hidhur e konfirmoi për mediat amerikane Alex Torrez, drejtori i kompanisë që menaxhonte këngëtaren.

30 vjeçarja ishte një yll në rritje dhe së fundmi kishte planifikuar një sërë koncertesh përpara publikut, të cilat u ndërprenë në mes nga kjo tragjedi.

“Ne jemi të keqardhur që të konfirmojmë se Kylie Rae Harris ndërroi jetë në një aksident automobilistik natën e kaluar,” shkruhet në deklaratën e Torrez.

“Ne nuk kemi detaje të tjera për të ndarë me publikun, dhe kërkojmë intimitet për familjen e saj në këtë kohë të vështirë”- përfundoi menaxheri.

SHKARKO APP