FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Aksidentohet në Dibër gazetarja Ledjona Xheladinaj, dërgohet te Trauma

Gazetarja dhe ish-banorja e Big Brother VIP, Ledjona Xheladinaj është aksidentuar ditën e djeshme në fshatin Melan të Dibrës me motomjet.

Mësohet se si pasojë e aksidentit, ajo ka pësuar frakturë në shtyllën kurrizore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Traumës.

Sipas burimeve gjendja shëndetësore paraqitet stabël, dhe do të vijoj të qëndrojë nën monitorimin e bluzave të bardha për të parë ecurinë nëse do duhet ti nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ende nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur aksidenti, teksa nuk ka një reagim ende nga Ledjona apo familjarët e saj në rrjetet sociale.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?