Aktorë, gazetarë, moderatorë! 18 banorët e Big Brother VIP Albania 3

Ka nisur zyrtarisht aventura e edicionit të tretë të spektaklit, Big Brother VIP Albania. Plot 18 personazhe të njohur janë futur në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, me dëshirën për të fituar çmimin e madh prej 100 mijë eurosh. Spikatin gazetarë, aktorë, por edhe profesione të tjera.

Alfio Rrotani, Drini Zeqo, Egla Ceno, Elvis Myrtaj, Ervin Gonxhi, Gabriele Mezini, Gazmend Ujkashi, Hejdi Baci, Ilnisa Agolli, Julian Deda, Ledjona Xheladinaj, Meri Shehu, Meriton Mekiqi, Rike Roci, Romeo Veshaj, Roza Lati, Sara dhe Vesa Smolica.

Banorë të tjerë priten të futen në Big Brother në vijim. Jeta e personazheve VIP do mbahet nën vëzhgim nga 100 kamera dhe shumë mikrofona që ndodhen të të gjitha ambientet. Ashtu si edhe edicionet e kaluara edhe ky vit pritet të ketë shumë surpriza.

SHKARKO APP