Aktori i “Friends” ka patur ndjenja për kolegen e tij në serial?
Aktorët e serialit ikonik “Friends” kanë qenë në qendër të vëmendjes këto kohë për shkak të një bashkimi të mundshëm mes tyre. Gjithashtu mediat e huaja diskutojnë dhe sjellin në vëmendje edhe marrëdhëniet personale që kanë aktorët e njohur mes tyre.
Njëra prej tyre është ajo mes aktorëve Matthew Perry dhe Courtney Cox respektivisht Chandler dhe Monika në rolet e tyre.
Në serial ata kanë qenë të lidhur bashkë dhe sipas burimeve të tyre Perry ka qenë i dashuruar vërtetë me Cox.
Ndonëse ata nuk kanë qenë kurrë të lidhur me njëri-tjetrin aktori ka ushqyer ndjenja për kolegen e tij, të cilat sipas tyre nuk i ka kaluar kurrë plotësisht, shkruan Us Weekly.
Megjithatë ata kanë ruajtur një marrëdhënie shoqërore mes tyre dhe vetëm pak ditë më parë Cox publikoi një foto në Instagram ku tregoi se kishin drekuar së bashku. Aktualisht ajo është në një lidhje me Johnny McDaid që prej vitit 2013.