Aktori i “Game of Thrones” ndërron faqe, kontratë me kompaninë e njohur

Aktori i njohur për rolin e Jon Snow në serialin “Game of Thrones” Kit Harington, ka nënshkruar një kontratë me kompaninë e njohur të filmave me superheronj “Marvel” për të qenë pjesë e tyre.

Ndonëse u publikua lajmi se Kit do të jetë pjesë e prodhimeve të tyre kinematografike, ende nuk dihet se në cilin film do të jetë luajë.

Harington përfundoi sagën 10-vjeçare të “Game of Thrones” pak muaj më parë dhe duket se pati probleme pas saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai qëndroi disa muaj në një qendër rehabilitimi, pas problemeve me alkoolin dhe menaxhimin e ankthit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tashmë duket se aktori i njohur ka lënë çdo gjë pas dhe është gati për të nisur një faqe të re si në jetën profesionale ashtu edhe në atë personale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?