Aktori i njohur italian i jep fund jetës, gjendet i varur në banesë
Aktori italian Federico Palmieri i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike. Mësohet se aktori është gjetur i varur në banesën e tij.
Mediat italiane shkruajnë se ai ishte gjetur në kopshtin e banesës, i varur në litar. Aktori i njohur jetonte me nënën dhe qenin e tij.
Deri më tani nuk dihet se cilat kanë qenë arsyet që e kanë shtyrë aktorin të ndërmerrte këtë akt ekstrem.
Po ashtu e ditur bëhet se autoritet italiane po punojnë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje. Aktori nuk kishte dhënë shenja se vuante nga depresioni.
KOHA JONË SONDAZH

